Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Besës, Leutrim Krasniqi.
“Sa i përket pikës, më e rëndësishme është sezoni im i parë. Deklaratat e mia, s’kam pasur dyshim që do të shfaqemi mirë. Kemi ditur që nga ndeshja në ndeshje do vijmë në një nivel më të lartë”.
“Ne do të luajmë gjithmonë futboll të mire dhe për toke. Lojtarët i kanë meritat më të mëdhaja, se sa janë ngritë këta lojtarë, tregon ndeshja e sotshme”.
“Normal që më vjen keq edhe për klubin edhe për qytetin, por edhe klube më të mëdha kanë rënë nga liga, neve na mbetet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë se sezonin e ardhshëm të rikthehemi në Superligë”, tha Krasniqi pas ndeshjes.