Libri

Krenarë që Ismail Kadarenë e nderuan me Çmimin “Beqir Musliu”

Shkrimtari ynë i përmasave botërore, ISMAIL KADARE, nga dita e sotme e tutje i takon amshimit. Vepra letrarej që e la për të gjallë të Tij, mbetet këtu, në ne dhe i takon gjithë njerëzimit, brez pas brezi. Dhe ky është ngushëllimi më domethënës në këto momente pikëllimi, si për Familjen e Tij, për miqtë dhe për gjithë komunitetin letrar brenda e jashtë hapësirave shqiptare.
Ars Cliubi “Beqir Musliu”, si asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, ndihet i lehtësuar që e nderoi për të gjallë të Tij, bashkë me komunën e Gjilanit, me Çmimin më të rëndësishëm letrar që e jep kjo pjesë e Kosovës, Çmimin “Beqir Musliu”, për vlera të mirëfillta letrare dhe afirmimin e letërsisë shqipe përtej trojeve tona etnike.
Shkrimtarët e mëdhenjë si Ismail Kadare, nuk vdesin… por, vazhdojnë jetës së pasosur, përmes veprave letrare që lënë …

Në emër të Ars Clubit “Beqir Musliu”

Sabit Rrustemi, shkrimtar

You Might Also Like