OPINION

Kryeministri dhe Kryesindikalisti duket se nuk janë “në tokë t’bukës”!

Shkruan: Gani Neziri

Papërgjegjësia politike e dy udhëheqësve kosovarë dhe “loja Golf” me nxënësit

Kryeministri dhe Kryesindikalisti duket se nuk janë “në tokë t’bukës”!

Kësaj “valle” i shërbejnë edhe dy voglushët diletant të politikës opozitare.

Më duket se, asnjëri dhe as tjetri nuk janë ka e kuptojnë se përgjegjësia politike shtetërore në momente të caktuara kushton më shumë se fitimi i arsimtarëve nga kjo grevë “plus 100€uro” dhe përpjekja qeveritare për ta stopuar grevën pa plotësuar kërkesën e tyre të drejtë “plus 100€uro”.

Nuk ka qytetarë në Kosovë që nuk e di se “grevën” si mjet për trysni politike më së shumti e ka përdorë vet Kryeministri aktual dhe partia e tijë VV.
Tani çka pret Kryeministri, të ndërpritet greva a?!
Jo, kjo nuk do të ndodhë pa u plotësuar kërkesa e arsimtarëve.

-II-
Ndërkaq, opozitarët diletant politik të LDK-PDK-së po bëjnë argati të keqe politike. Po bëjnë sehir.
Në vend se të angazhohen seriozisht për zgjidhjen e problemit, këta dy voglushët përpiqen ta shfrytëzojnë këtë situatë duke e nxitur edhe më tutje kryesindikalistin e pamjaftueshëm në dijen e tijë për përgjegjësi kombëtare në momentin kur Brukseli na pret të bashkuar.

-III-
Kryeministri patriot duhet ta dijë se ARSIMI ËSHTË KULMI I SHTETIT e jo Kryeministria e as Presidenca.

Duhet ta dijë se nën kujdesin e arsimit ndërtohet e gjithë Infrastruktura kadrovike kombëtare politiko-ekonomike dhe shkencore e kulturore.

Prandaj, do të duhej me gjakftoftësi t’ua plotësonte kërkesën arsimtarëve para një shtatorit pa shtruar nevojën e tyre për grevë, sepse, nuk është ndonjë ngarkesë e madhe buxhetore që seriozisht do të rrezikonte arkën shtetërore.

Kjo, për më shumë se një arsye;
1_Nëse Kryeministri nuk ka ndonjë qëllim tjetër parashikues që ne qytetarët e lirë nuk e kuptojmë.
2_Është e vërtetë se mësuesit meritojnë më shumë.
3_Sado që me ligji greva është e lejueshme, në këto momente është e papranueshme.
Është në kohë shumë të papërshtatshme për shtetin, (sepse, lypset përkushtuar Brukselit).

-IV-
Në fakt, politikanët do të kujdesen për arsimin për aq sa arsimtari ishte i përkushtuar t’i mësoj dhe edukoj ata në kohën kur politikanët ishin në bangat shkollore.

-IV-
Mësues të dashur, nuk them të ndërprisni grevën pa u plotësuar kërkesa juaj e drejtë, por, do të ishte mirë të lirohen nga greva mësuesit e klasëve të para fillore.
Të mos u thehet shpirti i njom vogëlushëve që me padurim kanë pritur të ulen në bangat shkollore dhe të presin me gëzim e dashuri hyrjen e mësuesit në klasë.

You Might Also Like