LAJME

Kryesuesi Nehat Idrizi viziton Gjykatën Themelore në Gjilan

Gjilan – 30.07.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi.

Në këtë takim është biseduar për raportin gjashtëmujor të Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me degët, me këtë rast Kryesuesi Idrizi ka mirëpritur të arriturat që kanë dal nga ky raport.

Ai gjithashtu ka vlerësuar efikasitetin e Gjykatës që ka treguar në zvogëlimin e lëndëve të vjetra, si dhe zvogëlimin e lëndëve të natyrës së korrupsionit.

Kjo vizitë e Kryesuesit në Gjykatën Themelore të Gjilanit, është në vazhdën e vizitave që është duke i zhvilluar nëpër Gjykatat e vendit.

You Might Also Like