Gjilan

Kryetarët e komunave që drejtohen nga VV mbajnë konferencë në Gjilan, kërkojnë të nis mësimi

Katër kryetarët e komunave të cilat i drejton Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë në një konferencë për media.

Në një prononcim për media kryetari Alban Hyseni, bashkë me Shpejtim Bulliqi (Podujevë), Qemajl Aliu (Shtime) dhe Kadri Rahimaj (Kamenicë), kanë shprehur shqetësimet e tyre për mosfillimin e vitit të ri shkollor.

Shkrimi i plotë:

Në konferencën e sotme në Gjilan, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj shprehëm shqetësimet tona për mosfillimin e vitit të ri shkollor.

Nga kjo konferencë u bëmë thirrje të gjithë përgjegjësve që nga nesër fëmijëve t’iu mundësohet mësimi.

Bëjmë thirrje për prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apelojmë tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës është përkujdesur për pakon e masave mbështetëse për të gjithë pa dallim, për përballje me inflacionin të cilin po e kalojmë si shoqëri e vend.

You Might Also Like