Lajm i trishtë është ndarja nga jeta e prof. Nebi Latifit.
Kontributi i tij në arsim është i paharrueshëm, dhe aktivizmi i tij shoqëror i pamatshëm.
Sa herë që jemi takuar, profesori Nebi fliste me pasion të jashtëzakonshëm për shkencën dhe arsimin. Ai ishte i dashur dhe i afërt me të gjithë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. Kujtimi për prof. Nebi Latifin qoftë i përjetshëm.