Gjilan

Kryetari Alban Hyseni vizitoi shkollën “Abaz Ajeti” dhe i përgëzoi nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Kryetari Alban Hyseni vizitoi shkollën ‘Abaz Ajeti’ dhe i përgëzoi nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Gjilan, 10 janar /Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar sot shkollën fillore ‘Abaz Ajeti’, ku i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke ju dëshiruar që ky vit të jetë i mirë i suksesshëm për të gjithë.

Kryetari Hyseni ka thënë se jo rastësisht e ka zgjedhur sot këtë shkollë për ta vizituar, sepse edhe ai vetë ka qenë dikur nxënës i kësaj shkolle, e cila gjithmonë ka nxjerrë nxënës të mirë e të suksesshëm, duke uruar që të tillë, të mirë e të suksesshëm në rrugëtimin e tyre të jenë edhe nxënësit e këtij brezi.

‘Ne jemi të vetëdijshëm që një e nesërme më e mirë vjen nga fëmijët e sotëm. Prandaj është e domosdoshme për ne që të përkujdesemi për arsimin sot, që të zhvillohet vendi nesër. Kjo nuk është e mundur nëse nuk e fillojmë nga niveli parashkollor, për të vazhduar në nivelet klasore. Ne interesohemi për ju! Ju jeni pjesa më e rëndësishme këtu, tani, në shoqëri.

Unë besoj se ju mund të bëni gjëra të mëdha, prandaj unë zotohem që si komunë do të iu ofrojmë kushte më të mira. Ju jeni në udhëtimin tuaj të dijës! Vendi ynë, qyteti e republika do të jenë në duart e juaja. Ju mund të bëni gjithçka, prandaj sot, le të fillojmë mbarë’, ka thënë kryetari Hyseni.

You Might Also Like