Gjilan

Kryetari Alban Hyseni viziton punimet në rregullimin e sheshit ‘Xhavit Ahmeti”

Gjilan, 13 dhjetor 2021/ Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar sot punimet në sheshin ‘Xhavit Ahmeti’ ku ka biseduar me përgjegjësit e projketit, për t`u siguruar se punimet do të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe se do të kryhen sa më parë.

‘Sot kam dalë në terren për të vëzhguar nga afër punimet në sheshin ‘Xhavit Ahmeti’ ku u takuam me përgjegjësit e projektit dhe u siguruam se punimet do të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe do projekti do të kryhet sa më parë, duke e ditur se po shkaktojmë edhe një lloj pengese për bizneset që tani në këtë kohë festive kanë një aktivitet të shtuar dhe në të njëjtën kohë po pengojmë edhe qarkullimin e njerëzve e sidomos të nxënësve”, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, ai tha se ka këkuar nga kompania rregullimin e një shtegu të përkohshëm për këmbësorë, derisa projekti të përfundojë, për të shmangur lëvizjen e nxënësve dhe të qytetarëve në rrugë.

‘Ajo çka kërkova me urgjencë të bëhet tani, është që të rregullohet një shteg i vogël për ecje, të cilin mund ta shfrytëzojnë nxënësit dhe qytetarët, që të mos ecin në rrugë dhe në të njëjtën kohë kërkova që dinamika e punuimeve të vazhodjë me këtë intensitet dhe të sigurohemi që projekti të përfundojë sa më parë’ ka thënë kryetari I Komunës, Alban Hyseni.

You Might Also Like