Viti

Kryetari Haliti në vizitë studimore në Freiburg të Gjarmanisë

Në një vizitë studimore në qytetin e Freiburgut të Gjermanisë ka udhëtuar kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti I shoqruar edhe nga Xhelal Haxhiu Zyrtari për Efiqiencë në komunën e Vitisë. Ata po marrin pjesë në një vizitë studimore në Freiburg të Gjermanisë dhe atë në kuadër të projektit “Mbështetja për Zbatimit të Pakos së tretë të Energjisë me fokus në Efiçiencë të Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Siq u njoftuam nga Zyra për Informim e Vitisë, gjatë kësaj vizite pjesëmarrësit do të mësojnë lidhur me praktikat më të mira për zbatimin e zgjidhjeve më të mira për aplikimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme nëpër qytete. Ky Projekt Realizohet nga GFA Consulting Group GmbH.Aziz Zuka

You Might Also Like