Viti

Kryetari Haliti priti në takim ish- euro deputeten Doris Pack

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë dhe gra të institucioneve komunale kanë pritur sot në takim ish-deputeten e Parlamentit Evropian znj.Doris Pack.

Me këtë rast, kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e zonjës Pack që e ka dhënë në proceset integruese dhe mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e pashoq dhe përpjekjet e vazhdueshme në anëtarësimin e shtetit tonë në mekanizmat e ndryshëm evropian.

“Vitia është e nderuar që sot pret zonjën Doris Pack. Në emër të institucioneve komunale të falënderoj me sinqeritetin më të madh si mike të Kosovës e si qytetare nderi të Vitisë, për gjurmët e juaja qe i latë para dhe pas formimit te institucioneve të para të shtetit tonë, për mbështetje të proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, ka thënë kryetari Haliti.

Kurse në fjalën e saj, ish deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack, është shprehur se ndjehet tejet e nderuar që sot gjindet prap në Viti. Ajo theksoi se është tejet e lidhur jo vetëm me Vitinë si qytetare e mike e saj, por me gjithë Kosovën, duke mos anashkaluar edhe pakënaqësinë e saj rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Jam shumë e lidhur me këtë vend, jo vetëm me Vitinë si qytetare e saj, por me gjithë Kosovën. Tani nuk kam ndonjë pozitë të lartë udhëheqëse por në bazë të vlerësimit tim Këshilli Evropian nuk është duke vepruar drejtë siç kemi vepruar ne me Kosovën.
Por unë jam në anën tuaj sepse ana juaj është ana e drejtë, edhe pse aspak nuk jam e kënaqur as me negociatat që po zhvillohen me shtetin fqinjë”, u shpreh zonja Pack.
Përndryshe zonja Doris Pack në vitin 2018, është shpallur edhe si “Qytetare Nderi e komunës së Vitisë”.Aziz Zuka

You Might Also Like