Viti

Kryetari Haliti,kërkon nga Qeveria që të rishqyrtojë vendimin për rritjën e Tatimit në pronë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti,përmes një prononcimi për medie, ka reaguar pas rritjes së çmimit të tatimit në pronë. Haliti i ka bërë thirrje qeverisë që ta rishqyrtojë vendimin për rritjen e tatimit, pasi sipas tij është qeveria ajo që vlerëson pronat dhe jo niveli lokal.në prononcimin e tij ai ka shkruar

Qytetar të nderuar të komunës së Vitisë,

 

 

 Sinqerisht  I kuptoj shqetësimet tuaja lidhur me ngritjen e çmimit të tatimit në pronë e cila fatkeqësisht po vjen në një kohë tani veç se të rënduar për shkak të ngritjeve të çmimeve edhe në shportën e konsumit por edhe në shumë shërbime.

 

Këtë shqetësim dhe mos pajtim për ngritjen e tatimit në pronë e ndaj me ju dhe kërkoj nga qeveria dhe ministrit që të rishikojnë vendimet e saja në favor të qytetarëve.

Për hirë të informimit të drejtë dua të ju njoftoj se kjo rritje është pasoj e vendimeve të nivelit qendror pasi që ajo bazohet në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa komuna jonë sipas këtij ligji, cakton përqindjen e tatimit në pronë, por duke u marrë parasysh bazën të vlerësimit të ministrisë përkatëse.

Prandaj për shkak të këtyre vendimeve ne si komunë nuk kemi bërë rritje të çmimit të tatimit në pronë, por ajo ka ndodhur bashkërisht me ato vendime, pasi që është rritur çmimi i pronave . Ne si komunë nuk kemi bërë ndryshime dhe as që kemi synuar të rrisim çmimin e tatimit në pronë.

 

Është e papranueshme që kjo rritje po vjen në këtë kohë krize kur shumë familje po përballën me probleme financiare për shkak të rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike. Lus qeverinë e Kosovës që të rishikoj pakot ligjore dhe që të bënë ulje të tatimit në pronë me qëllim që të mos rritet pakënaqësia e qytetarëve dhe që të mos rëndohen edhe më shumë qytetarët tanë.,ka shkrua,Sokol Haliti Kryetari i komunës së Vitisë.Aziz Zuka

 

You Might Also Like