Gjilan

Kryetari Hyseni me bashkëpuntorë institucional vizituan familjet e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në hapje të Manifestimit “Flaka e Janarit 2025”

Manifestimi Mbarëkulturor “Flaka e Janarit 2025”, pas homazheve te Varrezat e Dëshmorëve dhe vizitës në kazermën e FSK-së në Gjilan, ka vazhduar sipas agjendës së paraparë me aktivitete të ndryshme, në organizim të Komunës së Gjilanit.

Fillimisht kryetari Hyseni bashkë me anëtarë tjerë nga kabineti i tij qeverisës në Komunën e Gjilanit, si dhe zyrtarë institucional, kanë vizituar familjet e dy heronjëve emblematik gjilanas, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në kujtim dhe nderim të jetës e veprës së tyre si dhe sakrificës sublime për liri.

“Është nderë e kënaqësi çdo herë që vijmë këtu për të kujtuar veprën e heronjëve dhe dëshmorëve tanë. Transmetimi i heroizmave të tyre ndër breza nga ana e bashkëveprimtarëve, është nderim që ua bëjmë si obligim institucional për jetën e veprën e madhërishme. Në këtë mënyrë kujtojmë e nderojmë sakrificën e tyre sublime, duke e përcjellë nga gjenerata në gjeneratë. Kjo është domosdoshmëri dhe imperativ i institucioneve tona, që të kujtojmë aktet heroike të tyre, pasi pikërisht kujtimi dhe nderimi është ajo që na duhet ne si shoqëri, për t’i kujtuar dhe nderuar ndër breza dhe për t’ua përcjellur gjenaratave të reja heroizmat e tyre për sakrificën sublime”, tha kryetari Hyseni.

Bashkëveprimtari e këshilltari Komunal Ismajl Kurteshi, në fjalën e tij theksoi se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ia kanë kushtuar tërë jetën çështjes së kombit për lirinë që po e gëzojmë sot, ndërsa vlerësoi lart edhe kontributin e bashkëveprimtarëve të tyre.

Gjatë vizitës së organizuar në familjet e heronjëve Mala e Berisha, kujtime evokuan edhe akterë tjerë institucional, si nga niveli qëndror ashtu edhe ai lokal, si Shemsi Syla, Mehmet Hajrizi e Ahmet Isufi, prezenca e të cilëve u mirëpritë nga famijlarët e heronjëve Mala e Berisha.

You Might Also Like