Gjilan

Kryetari Hyseni: Palestra e Sportit, po rilindë

Për vite të tëra Palestra e Sporteve në Gjilan, ishte në gjendje të mjerueshme, por tash kanë nisurinvestimet në vlerë prej 2.7 milionë eurove për renovimin tërësishëm të sallës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni tha se pas shumë vitesh pritje, Palestra e Sportit, po rilindë. Një projekt që shpejt bëhet realitet për qytetin tonë dhe për sportistët që na frymëzojnë çdo ditë.

“Me një investim prej 2.7 milionë eurosh, palestra do të marrë një pamje krejt të re, moderne e dinjitoze, siç i ka hije. Për kampionët tanë, për krenarinë tonë të përbashkët, për Lojërat Mesdhetare 2030, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Hyseni.

I pari i Gjilanit theksoi se kjo palestër mbi një dekadë ka qenë në gjendje të mjerueshme, pa ngrohje, pa klimatizim dhe pa kushte të mira për përgatitjen e sportistëve. Po ashtu edhe kulmi ka pikur vazhdimisht.

“Me renovimin e tërësishëm të palestrës, duke përfshirë edhe pjesën e jashtme. sportistëve tanë i krijohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like