Kryetari i Dritës, Valon Murseli është ndarë e pakënaqur me çmimin “ylli i javës” të cilin e ndanë Federata e Futbollit të Kosovës, në fund të çdo xhiroje në Superligën e Kosovës.
Me këtë çmim është nderuar futbollisti i Ballkanit, Almir Kryeziu, si më i miri i xhiros së dhjetë të elitës së futbollit kosovar, megjithatë Murseli e ka cilësuar si të pranueshme një qasje e tillë të FFK-së ndaj Dritës.
“Kemi zhvilluar aq shumë ndeshje, shumë prej tyre ndeshje derbi ku rëndom në ligat më të forta ylli i javës nxirret nga ndeshjet derbi dhe zyrtarët e FFK-së nuk kanë “yje” për ti dhënë lojtarëve të FC DRITA.” thuhet tutje në njoftimin e Murselit.
Murseli ka shtuar se FFK-ja nuk ka më nevojë t’i vlerësoj me këtë çmim lojtarët e Dritës pasi që sipas tij kjo nuk i bën ata më pak ose më shumë yje.
Postimi i plotë i Valon Murselit: