Gjilan

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni zgjidhet kryesues i Bordit të AZHR-Lindje

Gjilan, 26 tetor 2022 – Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, me votë unanime u zgjodh kryesues i Bordit të AZHR-Lindje.

“Falënderoj kolegët kryetarë të komunave të rajonit Lindje dhe zotohem për thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal, gjithmonë në të mirën e përbashkët të qytetarëve të komunave që përfaqësojmë. Bashkë, për zhvillimin rajonal!”, ka thënë kryetari Hyseni.

Bordi, po ashtu, miratoi raportin e punës të Agjencisë për vitin paraprak, derisa konkludim i këtij takimi ishte se AZHR-Lindje është mekanizëm i cili ka impakt të drejtpërdrejt në bashkëpunimin ndërkomunal dhe në zhvillimin rajonal.

Kryetarët e Komunave u zotuan se do të jenë aktivë dhe mbështetës në kuadër të AZHR-Lindje, sepse kështu është një lidhje direkte mes orientimit të fondeve qeveritare por edhe bashkëpunimin me donatorë dhe investitorë të fondeve ndërkombëtare.

You Might Also Like