Viti

Kryetari Sokol Haliti priti një delegacion nga Qyteti i Gjenevës

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur të premten në takim një delegacion nga Zvicra, kryesuar nga Sandrine Salerno, Zëvendës Kryebashkiake e Qytetit të Gjenevës. Me këtë rast, kryetari Haliti, delegacionin e ka njoftuar lidhur me qytetin e Vitisë, për historinë e saj, por edhe për rrjedhat dhe zhvillimet komunale si edhe me rezultatet e arritura të komunës së Vitisë,njofton Plus tv.

Delegacioni nga Zvicra përkatësisht nga qyteti i Gjenevës , pas qëndrimit në kabinetin e kryetarit të komunës , ka bërë një vizitë edhe sheshit, që mban emrin e ish-presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. Haliti ka falënderuar delegacionin për vizitën e tyre në Viti, duke thënë se ka marr konfirmimin se shteti zviceran do të vazhdojë tutje të ndihmojë integrimin e mërgimtarëve vitias në Gjenevë dhe jo vetëm. Haliti falënderoi Zvicrën për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar ndaj mërgimtarëve vitias që jetojnë dhe veprojnë atje, numri i të cilëve është i madh.

Në kuadër të vizitës që bënë në komunën e Vitisë, përfaqësuesit e delegacionit u shprehën të kënaqur me mikpritjen që u bë nga kryetari i Vitisë, ata kanë falënderuar me këtë rast edhe mërgimtarë në Gjenevë të Zvicrës, për kontributin e tyre në shoqërinë zvicerane ndërkohë që premtuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Kryetari Haliti si edhe herëve të tjera në shenjë mikpritjeje u ka ndarë edhe mirënjohje në shenjë falënderimi për vizitën që po i bëjnë komunës që ai drejton.

Ndryshe, Sokol Haliti këto takime me delegacione është duke i realizuar në kuadër të platformës që ka për temë prezantimin e potencialeve të Komunës së Vitisë për investime dhe bashkëpunim, transmeton Plus Tv. / Aziz Zuka

You Might Also Like