Viti

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti priti në takim udhëheqësit e Agjencionit Pyjor të Kosovës

 

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Menderes Ibrën, drejtor i Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe Bislim Rrustemin, drejtor regjional i këtij agjencioni, me të cilët kanë diskutuar rreth gjendjes momentale të pyjeve, sfidat me të cilat po ballafaqohen si dhe mënyra e ruajtjes nga dëmtuesit.

 

Në këtë takim u tha  se komuna e Vitisë, ka në agjendën e saj si prioritet mbrojtjen e pyjeve dhe veçohet krahas komunave të tjera për bashkëpunim ndërinstitucional më mekanizmat tjerë si gjyqësia, policia, drejtoritë komunale etj.

 

E Kryetari Haliti, ka konfirmuar mbështetjen e Institucioneve komunale në parandalimin e dëmtimit të pyjeve  nga prerësit ilegal në komunën e Vitisë dhe ka premtuar angazhim për thellim të bashkëpunimit me APK-në.

Ndërsa udhëheqësit e Agjencionit Pyjor të Kosovës, kanë falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin e ndërsjellët , si dhe kanë theksuar se Vitia, dallohet për të mirë sa i përket respektimit të ligjit, që ka të bëjë me keqpërdoruesit e pyjeve në këtë komunë. Aziz Zuka

 

You Might Also Like