Ku këmbë e juaj shkeli
( Dedikuar Hasan Ali Remnikut
dhe bashkëluftëtarëve të tij)
Gjaku juaj prej atdhetari
S’duroi robëri,
Tokat shqiptare për t’i bashkuar,
Bedem m’bedem zutë pritë.
Ku këmbë e juaj shkeli,
Lulkuqe të reja mbinë.
Rrugën që ju ndoqët,
Me gjak e ushqyen.
Si ju,
Malin e qelitë i bënë shtëpi
Kulm t’përbashkët t’krenojnë
Për Iliridë, Arbëri e Dardani.
Sot fryjnë erëra tjera.
Vëllezërit rrojnë të ndarë.
Po, n’shtëpitë e tyre
Ligjërojnë e frymojnë shqip
E t’lirë ju ngrisin lapidarë.
Nazmije Xhaferi Hasani
Viti, 10 tetor 2024