Futboll

Kundërshtari i mundshëm i Dritës në Europa Conference League mundi Ballkanin

Skuadra nga Maqedonia e Veriut Tikvesh ka mundur Ballkanin e Suharekës me rezultat 2:0, në një ndeshje kontrolluese.

Veriomaqedonasit janë kundërshtar i mundshëm i Dritës në Europa Conference League, në kuadër të xhiros së dytë të kësaj gare, ngase ata fillimisht do të kenë punë me ekipin nga Islanda Breioablik.

Ballkani u mposht me rezultat 0:2, por siç thonë nga ekipi suharekas trajneri Ilir Daja, ka testuar një numër të madh futbollistësh, në mënyrë që secili të impenjohet gradualisht në fushë.

Të dy ekipet përgaditjet po  i vazhdojnë me intensitet të lartë, për të qenë sa më gati për kampanjën evropiane.

You Might Also Like