ZGJEDHJET 2025

Kurti: Autoudha, hekurudha e stadioni do të bëhet në Gjilan

Kryeministri Albin Kurti në Gjilan: Autostrada e Gjilanit do të bëhet jo vetëm deri në Gjilan por deri te Dheu i Bardhë sepse na duhet në mënyrë jetike, jo vetëm tregtare e kulturore lidhja infrstrukturore me Luginën e Preshevës, Medvegjën e Bujanovcin.
Stadiumin e Gjilanit gjithashtu do ta përfundojmë. Janë përpjekur në mënyra të ndryshme të na ndalin, por nuk mund të na ndalin. Ne ecim, ata ngecin. Ne fitojmë, Stadiumi i qytetit do të bëhet.
Unë zotohem para juve këtu që personalisht do të krijoj një grup pune që do të merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punimeve në këto dy projekte të rëndësishme ashtu që të sigurohemi që ato të përfundojnë sa më parë që është e mundur, e si është më së miri.
Mandati i ardhshëm është mandat i hekurudhave. Do ta nisim projektin që lidhë Prizrenin e Ferizajin me Gjilanin dhe Bujanovcin. Pra nuk mjafton autostrada duhet dhe do ta kemi edhe hekurudhën.

You Might Also Like