Viti

Kush po i dëmton dhe prenë pishat në fshatin Tërpezë të Vitisë

 

 

Qytetarët e fshatit Tërpezë të komunës së Vitisë,  ishin gëzuar shumë kur një sipërfaqe e madhe e malit mbi këtë fshatë ishin mbjellë para disa vitesh me pisha dhe në këtë mynyrë kishin gjelbruar ambientin.Por si duket dikujt po i pengojnë këto pisha të mbjella dhe  ato ilegalisht po pritën !

 

 Se është kështu dëshmojnë edhe këto fotografi të bëra nga vendi i ngjarjës, ku shifen trupa të pishave të prera! Banorët  thonë se ditë më parë persona të panjohur kanë prerë 14 drunjë pisha mbi 30 vjeçarë.


Prerësit që sipas banorëve gjatë natës e kanë kryer këtë veprim, tre trupa i lanë në pyll e tjerat i morën me vete. Banorët e Tërpezës, që këtë zonë të gjelbër mbi fshatin e tyre e kanë si pasuri natyrore, por jo vetëm terezasit, por edhe qytetarët e lokaliteteve të afërta  ditëve të vikendit i kanë kaluar në hapsirën e kësaj pjese malore ata  janë të shqetësuar se dikush po i prenë pyjet, njofton “Plus Tv”.

Ata kërkojnë që institucionet të kapin autorët.Zyrtarët e agjencionit komunal të pyjeve në Viti, dolën në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, por nuk ka të dyshuar.

Sipas tyre, për krejt këtë pyll me rreth 50 ha pyje me pisha kujdeset veç një punëtor i agjencionit, por ai nuk ka parë se kush e ka bërë këtë veprim.Por është për tu habitur se si askush nuk i ka vrejtur duke bartë këto pisha edhe pse dëmtuesit për tu larguar nga vendi i ngjarjës /ta zëmë/ duhet kaluar përmjes fshatit Tërpezë në një gjatësi relativisht të madhe !

Aziz Zuka

You Might Also Like