Gjilan

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka mbajtur mbledhjen e rregull, të fundit para fushatës elektorale për zgjedhjet lokale

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën kryesimin e kryesueses Shpresa Kurteshi-Emini, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit të rregullt para hapjes së fushatës elektorale në të cilën ka kaluar me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës dhe njëkohësisht Drejtoria e Arsimit, ka dhënë një informatë për fillimin e vitit të ri shkollor.

Pika e parë e cila është trajtuar në seancën e Kuvendit të Komunës, ka qenë projekt propozimi i Buxhetit të Komunës së Gjilanit për vitin fiscal 2018 dhe vlerësimi i hershëm për vitin 2019-2021.
Kjo pikë si dhe të gjitha pikat tjera të rendit të ditës, si ajo për Planin zhvillimor të arsimit 2017-2021, pastaj Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit të planifikimit në disa parcela në PRU “Livadhet e Arapit”, propozim vendimi për lënien në dispozicion për diskutim public të propozim planit të hollësishëm në “Lagja e Spitalit”, në lagjen “Qendra 2” dhe “Qendra 3” si dhe propozim vendimi për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Gjilanit, ku të gjitha këto janë kaluar me shumicë votash gjithnjë pas debatit  dhe sqarimeve që janë dhënë nga drejtorët dhe stafi profesional, për pika të veçanta të diskutuara në Kuvendin e Komunës.
Në informatën e dhënë nga U.D. i Drejtorit të Arsimit, Bardhyl Syla, lidhur me punën, angazhimet, planifikimin dhe fillimin e vitit të ri shkollor, tha se gjithçka në këtë drejtori ka shkuar sipas planifikimit, me përjashtime të vogëla të cilat janë të natyrës teknike.
Ndërkohë, opozita ka kritikuar mos transmetimin e drejtpërdrejt të seancës përmes radiove lokale. Komuna e Gjilanit njofton opinionin se seanca është transmetuar vetëm përmes kanalit zyrtar në Youtube, pasiqë kontrata për transmetim ka skaduar dhe është në procedurë të rishpalljes.

You Might Also Like