Deri më tash me koronavirus në komunën e Gjilanit janë prekur 29 persona. Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, thotë se lajmi më i mirë përgjatë natës së sotme është se nuk kemi rritje të prekurish me COVID19 nga Komuna e Gjilanit.
Ai ka paraqitur në mënyrë grafike rastet e shënuara nga Komuna e Gjilanit si tërësi përgjatë këtyre ditëve. Ndërsa, përgjatë kësaj periudhe pandemike, edhe ne si qytet, jemi atakuar me këtë situatë pandemike, ku si tërësi kemi të diagnostifikuar gjithsej, 29 raste, të prekura.
Nga këto 29 raste, të shëruar të plotë, kemi gjithsej 18 raste, në hospitalizim për trajtim deri në shërim janë 10 raste, ndërsa, fatkeqësisht, kemi edhe 1 person të vdekur. Përgjithësisht, kjo situatë është nën kontroll të plotë dhe nuk kemi përhapje të shumtë, përderisa, rrethi i të prekurve të mundshëm së bashku me të prekurit është arritur të identifikohet në kohë, në mënyrë që mos kem rritje potenciale të kësaj pandemie.
Ja vlen të theksohet, se një rol të pazavendësueshëm po luajnë ekipet mantelbardhëve, Klinika Infektive, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, Qendra Rajonale e IKSHP-së, Policia e Shtetit, ekipet e QKMF-së, Spitali Rajonal e shumë mekanizma tjerë ndërlidhës, të cilët po iu prijnë parandalimit të kësaj situate.
Poashtu, edhe rritja e vetëdijes qytetare ndaj, respektimit të rregullave dhe instruksioneve të dala nga instancat qendrore, duke respektuar në mënyrë të shkëlqyeshme vetë-izolimin prej 22 orë e gjysmë në ditë, na bënë të ndjehemi fuqiplotë ndaj kontrollit dhe parandalimit të plotë të kësaj pandemie.