Futboll

Ky është largimi i parë nga FC Drita

Mesfushori Lum Namani nuk është më lojtar i FC Drita nga Gjilani. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti, shkruan kryelajmi.com. Nimani, që tek Drita ka ardhur para katër vitesh nga FC Llapi, është lojtari i parë që largohet, pasi që ekipi bardh e kaltër nuk arriti të shpallet kampion.

Lum Nimani, në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Dua te ju njoftoj qe pas nje periudhe 4 vjeçare te kaluar me klubin e Drites, sot kam arritur marreveshje per shkeputjen e kontrates me marreveshje te dyanshme.

Dua ta falenderoj klubin per gjithçka qe me ka dhene per keto vite, gjithashtu falemnderit te gjithe trajnereve e stafit me te cilet kam punuar , bashkelojtareve me te cilet kemi ndare çdo emocion se bashku , tifozet “Intelektualët” te cilet vazhdimisht kane qene mbeshtetja jone e madhe dhe te gjithe atyre qe kane punuar ne familjen bardhekalter!

You Might Also Like