Ekzekutivi i Komunës nuk guxon të përballet me kuvendarët e Kuvendit Komunal, në orarin e seancës ikin kafeneve të qytetit
Në mbledhjen e fundvitit të Kuvendit Komunal, i pari i ekzekutivit me drejtorët e tij, e panë më të arsyeshme të hanë mëngjesin së bashku në një kafene të qytetit, sesa t’i përgjigjen përfaqësuesve të qytetarëve të Gjilanit. Kjo sjellje e tyre, përveç se është e papranueshme, tregon shumë për frikën që ata kanë të përballen me kritikat mbi të vërtetën, kritikat për mospunën e tyre gjatë këtij viti.
Por, nuk kanë ku të shkojnë!
Që nga fillimi i vitit të ardhshëm, do t’i mbajmë përgjegjës për katrahurën që e kanë shkaktuar në komunën tonë. Për keqardhje që gjilanasit humbën dy vite me këtë qeverisje komunale, e mesa duket do të jetë mandat i humbur për Gjilanin.
Grupi i Këshilltarëve të Kuvendit Komunal i LDK-së, Gjilan
28 dhjetor 2023