Telegram ngushëllimi
Me rastin e ndarjes nga jeta të poetit të njohur nga Gjilani, Fetah Maliqi, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.
E nderuara familje Maliqi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh e poetit të njohur nga Gjilani, i cili jetoi dhe veproi për një kohë në Gjermani, Fetah Maliqi.
Gjatë karrierës së tij, Fetah Maliqi krijoi vepra të rëndësishme letrare, për ta begatuar edhe më shumë poezinë shqipe.
Nëpërmjet veprave të tij, Maliqi i dha mundësinë artdashësve për njohjen e figurave e personalitete të dalluara kombëtare, të cilët ishin frymëzim me dekada për të gjithë.
Në këto momente të rënda pikëllimi, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Maliqi, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.
Lamtumirë, miku im!