Nga data 3-4 shtator në Herceg Novi të Malit të Zi u mbajt turneu “Herceg Novi open 2022”, shkruan Radio Star.
Pingpongistja gjilanase, Lenë Osmani, arriti në finale të këtij turneu pas disa dueleve të forta.
Në turneu “Herceg Novi open 2022”, morën pjesë shumë shtete nga Ballkani.
Gara u zhvillua ne dy kategori: Junior dhe Senior.
Në kategorin Junior Lena Osmani, pas disa dueleve të forta arriti në finale ku u takua me përfaqësuesen e Malit të Zi të cilën e mposhti me rezultat 3:2 në sete – për t’u shpall Kampione e turneut në kategorin Junior.
Në kategorin Senior, Osmani poashtu korri sukses me bashkëlojtaren nga Gjilani Linda Zeqiri duke u stolisur të dyja me medalje të bronzta.