Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonale i Trafikut Rrugorë në Gjilan së bashku me Njësitin Sektoriale të Stacionit Policor në Gjilan dhe Z. Arsim Ibrahimi – Inspektori i Komunikacionit, Z. Nezir Gashi – Drejtor i Departamentit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Z. Fejzullah Mustafa- Drejtor i Departamentit për patentë shofer nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në komunikacionin rrugor në kuadër të objektivave për “Siguria e fëmijëve në trafik’’ kanë zhvilluar ligjërata vetëdijësuese me nxënësit e shkollës së mesme të ulëta ‘’Ibrahim Uruqi’’ në fshatin Bresalc.
Qëllim i kësaj ligjërate ka qenë që të njoftohen nxënësit për rregullat themelore në komunikacion rrugor, po ashtu nga dy drejtorët nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës para nxënësve është prezantuar edhe platforma elektronike “Siguria e fëmijëve në trafik”.
Ligjërata të njëjta po vazhdohet të prezantohen edhe në shkolla të tjera të komunës së Gjilanit, ligjërata të cilat po realizohet në koordinim me drejtorinë komunale të arsimit, drejtoritë e shkollave dhe stafin arsimor.