Komunikacion

Ligjëratë për siguri në komunikacionin rrugor  

 

 

Gjilan, 23 shtator 2024 

 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonale i Trafikut Rrugorë në Gjilan së bashku me njësitin sektoriale të Stacionit Policor në Gjilan, me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në komunikacionin rrugor në kuadër të objektivave dhe detyrave që dalin nga plani operativ “Fillimi i vitit të ri shkollor dhe siguria në shkolla’’ është duke vazhduar me ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në të gjitha shkollat e zonë së përgjegjësisë  me qëllim që të njoftohen nxënësit për rregullat themelore në komunikacion rrugor, ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime për këmbësor, semafori, rroli i tij etj.  

 

Këto ligjërata së bashku me nxënësit në mënyrë praktike janë përcjellë edhe me aktivitete në rrugë në afërsi të shkollave, nëpër udhëkryqe, në vendkalime për këmbësorë apo në rrugët me frekuentim më të madhe dhe ku ata mund të rrezikohen gjatë rrugëtimit për në shkollë.  

 

I gjithë ky projekt po realizohet në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, drejtoritë e shkollave dhe stafin arsimor. 

 

 

 

You Might Also Like