Ligji për Gjuhët, diskutohet mes zyrtarëve të Komunës së Gjilanit me ata të OJQ-së Feminae
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, drejtori për Arsim Shpend Nuhiu dhe zyrtari për komunitete Vehbi Ramadani, kanë pritur Shukrane Berishën dhe Lulëzim Beqirin nga organizata joqeveritare Feminae nga Prizreni.
Ky bashkëbisedim u realizua në kuadër të projektit “Zbatueshmëria e gjuhëve të komuniteteve në institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës, mbështetur nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët.
Në këtë takim është diskutuar edhe për plotësimin e pyetësorëve, rezultatet e të cilit pyetësor do të ndihmojnë në amendamentin e Ligjit për Gjuhët në Republikën e Kosovës.
Pra, objektivi kryesor i projektit është të vlerësojnë nivelin e zbatueshmërisë së gjuhëve në Komunën e Gjilanit dhe në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.