Sot gjatë ditës është mbajtur seanca e kuvendit të Kosovës, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lirije Kajtazi ka reaguar ndaj deputetëve të Anamoravës nga LVV dhe PDK, të cilët nuk e mbështetën pikën e 5, ku refuzuan të votojnë marrëveshjen për huamarrje nga BERZHI, për rindërtim e dhe zhvillimin e për projektin e ujërave të zeza.
Kajtazi për Radio Star ka thënë se deputetët gjilanas refuzuan marrëveshjen për huamarrje nga BERZH për trajtimin e ujrave të zeza, kur kjo dihet se është brengë e kahmotshme e qytetarëve të Gjilanit.
Deputetja nga radhët e LDK-së, Lirije Kajtazi, thotë se partitë tjera në Gjilan, vazhdimisht kanë kritikuar udhëheqjen e LDK-së dhe këta deputet të cilët refuzuan dhe nuk e votuan këtë pikë, e cila është shumë e rëndësishme për qytetin e Gjilanit kanë mashtruar vazhdimisht qytetarë, ky është një turp nga deputetët e LVV dhe të PDK-së.