Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur strukturat e reja të partisë. Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.
Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK’së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetar të LDK’së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.
Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK’së në Dragash, Selim Kryeziu.
Agim Veliu, Haki Rugova nuk janë zgjedhur as nënkryetarë tashmë që partia është nën drejtimin e Isa Mustafës.
Këta janë anëtarët e rinj të Kryesisë
Kujtim Shala
Avdullah Hoti
Hykmete Bajrami
Arben Gashi
Armend Zemaj
Sibel Halimi
Doruntinë Maloku
Ekrem Hyseni
Ardian Shala
Xhafer Tahiri
Alban Zogaj
Vlora Dumoshi
Safet Kamberi
Brikenda Kryeziu
Fadil Krasniqi
Sokol Haliti
Teuta Sahatqija
Valon Murtezaj
Besian Mustafa
Lutfi Zharku
Muhamet Hamiti
Faton Bislimi
Rrezarta Krasniqi
Ilir Ferati
Besa Gaxherri
Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi
Forumit Rinor: Fidan Rekaliu