Është arritur marrëveshja mes Llapit dhe Vllaznisë së Pozhoranit për sulmuesin Rinor Hoxha.
Talenti nga Anamorava ishte bashkuar me Llapin disa javë më parë, por Vllaznia kishte reaguar se lojtari ka ende kontratë me ta.
Megjithatë tani është arritur një marrëveshje mes dy klubeve dhe Rinor Hoxha ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me llapjanët.
“Klubi Futbollistik “Llapi” njofton se pas takimit të mbajtur në mes të kryetrajnerit të skuadrës, Tahir Batatina me drejtuesit e Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani është arritur marrëveshja që sulmuesi Rinor Hoxha të jetë pjesë e Llapit sipas marrëveshjes dhe kontratës 3-vjeçare”.
“Në emër të Presidentit të klubit, z. Beqir Batatina falenderojmë kryesinë e KF Vllaznia Pozheran për bashkëpunimin dhe korrektësinë në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të klubit llapjan. /Gazeta Olle/