Në kuadër të debateve publike të organizuara nga kryetari i Komunës së Gjilanit, është mbajtur debate me qytetarë në fshatin Llashticë dhe me këshillin e këtij fshati, të kryesuar nga Ekrem Hasani, ku është debatuar kryesisht për investimet në infrastrukturën publike për këtë fshat dhe lokalitetet për rreth.
I pranishëm në këtë debat ishte nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korqa dhe drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu, të cilët iu kanë përgjigjur qytetarëve lidhur me shqetsimet e tyre por edhe kërkesat që i drejtuan qeverisjes lokale.
Nënkryetari Rexhep Kadriu, është shprehur se qëllimi i këtyre takimeve që po bëhen nën përkujdesjen e kryetarit Haziri, është që t’i marrim drejtëpërdrejt kërkesat, me synim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, duke filluar nga infrastruktura publike.
“Llashtica është njëri nga fshatrat që është në përkujdesje të vazhdueshme të qeverisë Haziri sa u përket investimeve. Gjithnjë ka hapësirë për më mirë. Këtu kemi ardhur që t’i marrim të gjitha kërkesat tuaja në mënyrë që t’i fusim në prioritet tona për investimet në vitin 2017. Projekti i parë gjatë vitit 2017 për fshatin Llashticë do të jetë investimi i kanalizimit, rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit dhe funksionalizimin e tij e më pas edhe investimi i rrugicave nëpër fshat. Gjithashtu nuk do të mbetet aspak më keq edhe investimi në fushat tjera siç janë trotuaret, investimet në shkollë dhe hapësirën e shkollës por edhe një përkujdesje për intervenim tek varrezat e fshatit”, ka përfunduar fjalën e tij nënkryetari Kadriu.
Me pyetje dhe kërkesa është paraqitur Bekim Ibishi, Hjrush Bajrami, etj., të cilët kryesisht u interesuan për infrastrukturën publike, mundësitë më të mëdha për investime dhe trajtimin e barabartë të gjithë fshatit Llashticë.
Për të gjitha pyetjet është përgjigjur nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale, varësisht nga natyra e problematikës sqë shtrohej.