Lojtarja e KV Drita nga SHBA, Stila Fresenius e ka përfunduar me sukses operimin e pësuar gjatë pjesës së parë të kampionatit (dëmtim i meniskut).
Operim është kryer me suksese dhe në mënyrën më të mirë falë doktorëve Dr. Lavdim Berisha dhe Dr. Qëndrim Hajdari në Spitalin “Royal Medical në Prishtinë.
Pas operimit lojtarja është në gjendje të mirë dhe atë e kanë vizituar lojtaret Vlora Berisha dhe Adelajda Prenga.
Stilës i dëshirojmë shërim sa më të shpejt dhe rikthim të suksesshëm në pjesën tjetër të kampionatit.