Kryetari Lutfi Haziri falënderon komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së per disiplinën, sjelljen shembullore dhe kujdesin në procesin e administrimit dhe ruajtes së votës
Përderisa po vazhdon numërimi për kandidatët për deputetë, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nëkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, falënderon komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së per disiplinën, sjelljen shembullore dhe kujdesin në procesin e administrimit dhe ruajtes së votës së qytetarëve.
Në vigjilje të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ata po punojnë pa u ndalur sepse e dinë që vota është e shenjtë dhe përgëzime për kujdesin e jashtëzakonshëm.
Përkudër që u është mohuar salla e sporteve për manifestim, ata po angazhohen në të njëjtën sallë të ftohtë, por misioni është më i rëndësishëm.
Duke ju falënderuar shumë, lutemi që të vazhdoni deri në fletëvotimin e fundit.
Dashninë që na dha Gjilani do ta ruajmë dhe kthejmë vetëm me punë.