LAJME

Lutfi Haziri: KonSoni, brendi dhe krenaria e Gjilanit

Lutfi Haziri: KonSoni, brendi dhe krenaria e Gjilanit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble Komunale, Ramiz Ramadani, Atdhe Murtezi e Lutrim Bllaca, kanë vizituar kompaninë për prodhimin e vezëve dhe zogut, KonSoni, ku janë pritur nga pronari, Agim Sahiti.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë se ndjehet krenar me sukseset e mëdha të KonSonit, duke u bërë brend i Gjilanit.

“KonSonit dhe të gjitha kompanive gjilanase, u kemi rregulluar infrastrukturën, për t’ua lehtësuar operimin sa më të suksesshëm. E përgëzoj pronarin, Agim Sahiti, për sukseset, por edhe për punësimin e një numri të madh të femrave. KonSoni, brendi dhe krenaria e Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, pronari i kompanisë KonSoni, Agim Sahiti, e ka falënderuar kryetarin Haziri për lehtësimet e ofruara si qeverisje komunale për operim të suksesshëm të biznesit të tij, në veçanti për ndërtimin e rrugës që çon te kjo kompani.

Gjilan, 29 shtator 2021

You Might Also Like