Gjilan, 21 gusht 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar drejtorin e shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, me rastin e përfundimit të misionit në këtë institucion.
Me këtë rast, kryetari Haziri e ka nderuar me mirënjohje Qerimin për kontributin në udhëheqjen e këtij institucioni, sikurse edhe për bashkëpunimin në kuadër të dialogut ndërfetar në Gjilan.
“Don Dominiku është shembulli i njeriut që suksesin e bartë në institucion dhe komunitet të Gjilanit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në “Don Bosko”, por edhe në komunën e Gjilanit. E falënderoj dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.
Drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në disa fusha në të mirë të gjilanasve.