Gjilan

Lutfi Haziri: Prej sot, roje lirisë së Kosovës i bënë edhe kolosi i Karadakut, Idriz Seferi

Gjilan, 27 nëntor 2017 – Në një ceremoni të paparë deri më tani në Gjilan, kryetari Lutfi Haziri, i ka bërë bashkë udhëheqësit politik të të gjitha trojeve të shqiptare, ku së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Shqipërisë, Ilir Meta, kanë bërë zbulimin e shtatores gjigante të Heroit të Kombit, Idriz Seferi.

Kreu i gjilanasve, që është edhe kreatori kryesor i vendosjes së shtatores, tha se presj sot roje lirisë së Kosovës i bënë edhe kolosi i Karadakut, i cili luftoi tërë jetën për lirinë e shqiptarëve.

“Pas Agim Ramadanit dhe heronjve e dëshmorëve tjerë, prej sot i bën roje lirisë së Kosovës dhe kolosi i Karadakut.  I falënderoj dy presidentët për ardhjen në Gjilan dhe vlerësimin e figurës së kryengritësit më të madh të shqiptarëve. Ne sot i përkulemi të gjithë kryengritësve të Karadakut e Gollakut, Gjilanit e Anamoravës për kontributin e madh për çlirimin e Gjilanit, e çlirimin e Shkupit dhe gjithë atë kryengritje që shqiptarët t’i kenë të drejtat e tyre”, ka thënë Haziri.

“Tash e tutje 27 nëntori është dita e Idriz Seferit dhe ne do ta shënojmë si rikthimin i tij nga Karadaku. Urime 105-vjetori i pavarësisë së shqiptarëve. Urime 105 –vjetori i rikthimit të Heroit të Kosovës dhe Nderit të Kombit”, ka shtuar Haziri.

Ndërkaq, presidentët Thaçi e Meta e vlerësuan lartë figurën e Idriz Seferit, duke thënë se ai u shqua për guxim, trimëri dhe gatishmëri për sakrificë, ashtu sikurse edhe burrat e mëdhenj të asaj kohe. ​

You Might Also Like