Futboll

Maliqi: Ishim të pafat

Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës, më i nervozuar se kurrë më parë e ka lëshuar stadiumin e qytetit. Kur gjyqtari dha fishkëllimën e fundit, atij nuk i besohej se ekipit të tij i ikën dy pikë nga duart. Me shpejtësi, ai u fut në zhveshtore dhe prej aty  e doli jashtë stadiumit.

Si alternativë, gazetarët morën mendimin e lojtarit Bergin Maliqi, i cili shënoi një gol dhe pati paraqitje të mirë.

“Sot nuk patëm fat fare. I morëm dy gola prej asgjëje. Luajtëm mirë, u angazhuam, por thjeshtë rezultate nuk po kemi. Jemi në krizë të rezultateve. Unë jam i kënaqur me paraqitjen time, por çfarë vlere ka kjo kur ekipi nuk po ka rezultate”, tha Bergin Maliqi.

You Might Also Like