Gjilan

Maturantët e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” realizuan ekskursion njëditor në Shqipëri

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, gjenerata e maturantëve, kanë realizuar një ekskursion njëditor në Shqipëri, ku kanë vizituar qytetin historik të Krujës dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Ky ekskursion është realizuar sipas programit të parapërgatitur më herët.

Të udhëhequr nga kujdestarët e klasave të dymbëdhjeta, nxënësit dhe mësimdhënësit, të sistemuar në pesë autobusë, ndryshe nga herët tjera kanë realizuar ekskursionin njëditor, pra me program të shkurtuar, shkaku i masave pandemike.

Që me agun e mëngjesit, karvani është nisur në drejtim të Shqipërisë dhe gjithçka është realizuar me përpikëri, si nisja me kohë në destinacionet e duhura dhe pushimet e nevojshme gjatë rrugë për nxënës.

Nxënësit fillimisht në Shqipëri janë ndalur për të vizituar qytetin e Krujës dhe kanë marrë rrugë për t’u ngjitur në Kalanë e Krujës dhe Muzeun Historik të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Aty, ata janë njoftuar me historinë e lavdishme të popullit shqiptar që nga antikiteti e deri në historinë më të re. Nxënësit tanë dëshmuan kulturë dhe interesim të madh për t’u njohur me historinë e popullit tonë. Nxënësit kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë fotografi në Muzeun e Krujës. Kthimi nga kjo vizitë u ka shërbyer nxënësve që në Tregun e Vjetër të blejnë suvenire, të cilat më vonë atyre do t’ua rikujtojnë këtë vizitë.

Duke u lëshuar rrugës me plot kthesa, por me pamje të mahnitshme, duke kaluar nëpërmjet Fushë Krujës ekskursionistët kanë mbërri në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Shumë vizita iu bënë monumenteve, ndërtesave publike e atraksioneve që ofron qyteti më i madh i Shqipërisë. Mbi katër orë ka zgjatur kjo vizitë dhe në fund pa asnjë vonesë, nxënësit janë mbledhur me kohë në vendin e caktuar që më parë dhe me rënien e muzgut ka pasuar rrugëtimi për në vendlindje.

Ndonëse ndryshe nga herët tjerë, ekskursioni njëditor është vlerësuar i organizuar shumë mirë dhe ka ardhur si një freski për këtë gjeneratë, e cila pati fatin që mësimin dhe shoqërimin e tyre ta kanë në kushte pandemie, sa me orar të reduktuar, por edhe me klasë jo të plota e me maska, duke respektuar masat anticovid.

Përshtypjet e nxënësve:

Agnesa Xhemajli, maturante, paralelja XII-9

“Shumë jam e kënaqur me këtë ekskursion. Më ka pëlqyer shumë udhëtimi, kushtet që na janë ofruar, sjellja e bashkëmoshatarëve të mi e më së shumti më kanë pëlqyer vendet që i kemi vizituar. Më vjen keq që ekskursioni ishte vetëm një ditë, por e pranoj se këtë ngjarje do t’a mbajë gjithmonë në kujtesë”.

Lekë Hasani, maturant, paralelja XII-10

You Might Also Like