Futboll

Mbyllen pjesët e para në Superligë, gjithçka mbetet e hapur

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e xhiros së parafundit, xhiro e cila mund të jetë vendimtare për shumëçka, ngase mund të jetë përcaktuese se kush do të shpallet kampion, të dalë në Evropë, apo edhe se kush do të bjerë nga Superliga.

Dy pretendentët për titull, Ballkani dhe Drita, po luajnë baras, pa gola, Ballkani me Ferizajn e Drita me Malishevën, Gjilani po humb ndaj Llapit me rezultat 1:0 e Dukagjini po udhëheq bindshëm 2:0 ndaj Trepçës ’89, derisa Prishtina është në epërsi ndaj Drenicës së çregjistruar me rezultat 2:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like