Vargut të sukseseve të xhudos gjilanase i është shtuar edhe një e re, Milena Rizahu, e cila ishte kosovarja e vetme që u ngrit në podium në një turne të fortë të xhudos në Sllovaki.
Melina Rizahu nga Malisheva e Gjilanit është nxënëse e Shkollës së Mesme të Ultë “Musa Zajmi”, kurse sukseset e saja nuk po mungojnë sin ë garat vendsore, ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Kështu në Grand Prix Rimavska Sobota ajo është renditur e treta duke fituar medaljen e bronztë, në garat e grupmoshave U13 e që është një sukses i madh.
Gjithësesi se në sukseset e saja meritë të veçantë kanë trajneri Drin Rexhepi dhe kryetari i Klubit Esat Selimi.
Nga Melina Rizahu priten suksese edhe më të mëdha dhe me punën dhe talentin e saj gjithësesi se kjo xhudiste ka një të ardhme të ndritur. /kryelajmi.com/.