Futboll

Meriton Salihu ndahet nga klubi “Futsall Minerva”, vërshohet nga ofertat e klubeve të mëdha

Meriton Salihu ndahet nga klubi “Futsall Minerva”, vërshohet nga ofertat e klubeve të mëdha

Meriton Salihu, dy vitesh në klubin zvicran “Futsall Minerva”, ka ndarë rrugët me këtë skuadër të madhe të futsallit por menjëherë është vërshuar nga shumë klube evropiane për ta patur në radhët e veta.

27 vjeqari Meriton Salihu me paraqitjet e tij tek skuadra Zvicrane ka bërë që shumë klube të njohura të vënë kontakt për ta pasur në radhët e tyre.

Anësori Salihu po dëshmon se kemi të bëjmë më një futbollist të kalibrit të lartë në lojën e futsallit, ai njiherit është edhe futbollisti kryesor në Kombëtarën e Kosovës në futsall.

“I jam mirënjohës skuadrës zvicrrane “Futsall Minerva”, për dy vite sa kam kaluar në këtë mes i cili është jashtëzakonisht profesionist. Dua ta falenderoj të gjithë stafin e këtij klubi prej të parit e gjerë tek i fundit për seriozitetin që kanë pasur ndaj meje, një falenderim i veqant
shkon për të gjithë bashkëlojtarët me të cilën e kemi ndarë gëzimin e hidhrimin gjatë këtyre dy viteve.
Po ndahem nga ky klub për të kërkuar aventura të reja, dua të dëshmohem edhe më shumë në klube edhe më të mëdha dhe shpresoj se do t’ja arrijë”, ka bërë të ditur, Meriton Salihu.

Salihu i cili ka prejardhje nga Gjilani ka theksuar se ka oferta të ndryshme nga shumë klube të njohura të futsallit.
“Eshtë e vërtetë që kam shumë oferta nga klubet e ndryshme evropiane për pak ditë, dua të qetësohem e pastaj të shohim se në cilën skuadër mundem të vazhdojë karierën por shpresoj se gjithqka shumë
shpejt do të qartësohet”.

Salihu njiherit është futbollisti njëri ndër futbollistët kryesor të Kombëtarës së Kosovës i cili pritet të jep kontributin e tij në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në fillim të prillit të vitit 2022.

You Might Also Like