Për shumë vite është angazhuar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, duke ua mësuar nxënësve gjuhën e shenjtë amtare, kulturën dhe traditat e pasura shqiptare.
Mësuesi Ademaj ka dhënë kontribut të madh edhe në organizimin e shumë aktiviteteve kulturore, si dhe në promovimin e shumë librave të shkrimtarëve të ndryshëm.
Ndërkaq, edhe vetë është autor i shumë librave me vlerë.
E falënderoj për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë në Hessen, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në jetë.
Me respekt,
Ukë Blakaj, kryetar i shkollës shqipe në Hessen të Gjermanisë