Pas fitores 2:1 ndaj Feroniklit ’74, kryetrajneri Gentjan Mezani ka deklaruar:
“Mendoj që skuadra është për t’u vlerësuar, lojtarët janë për t’u vlerësuar për karakterin që kanë shfaqur si ndaj Prishtinës ashtu edhe në ndeshjet e kaluara dhe sot. Ata kanë shpenzuar një energji të madhe ndaj Prishtinës dhe sot i gëzohemi bashkë kësaj fitore. Është fitore e mirë pas humbjes ndaj Prishtinës, të cilën e vlerësoj se ishte pa meritë.”