Gjilan

Ministria e Punëve të Brendshme impresionohet me Gjilanin për nivelin të lartë të emergjencave kundër COVID-19

Gjilan, 16 prill 2020 – Ministria e Punëve e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ëshë impresionuar me Gjilanin për ngritjen e nivelit të emergjencave kundër virusit COVID-19.

Kjo u bë e ditur sot nga përfaqësuesi i MPBAB, kolonel Izet Azizi, i cili së bashku me përfaqësuesin e Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, Nijazi Miftari dhe majonin e FSK’së, Blerim Sahiti, kane vizituar sot Qendrën Operative Emergjente në Gjilan, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.

“Këtu funksionin shumë mirë shtabi emergjent dhe janë kryer të gjitha detyrat që parashihen në këto situata. Jemi shumë të lumtur që Gjilani e ka ngritur nivelin kaq të lartë të emergjencës dhe vazhdimisht po iu del në ndihmë qytetarëve”, ka deklaruar kolonel Azizi.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar përfaqësuesit e nivelit qendror për vizitën, ka njoftuar se nga dje masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë po zbatohen në përpimëri nga të gjitha institucionet.

“Gjilani në tri ditët e fundit nuk e ka asnjë rast të shënuar me COVID-19. Nga 24 rastet si total, 17 janë të shëruar plotësisht, derisa shtatë të tjera janë me simptoma të lehta dhe nën monitorimin e vazhdueshëm nga incitucionet. I falënderoj përfaqësuesit e nivelit qendror për vizitën dhe vlerësimin e lartë për punën dhe masat e ndërmarra nga Komuna jonë”, ka deklaruar kryetari

Haziri.

You Might Also Like