Futboll

Minuta e fundit fatlume për Gjilanin

Janë dashur 120 minuta lojë, që Gjilani të arrijë të mposht Ballkanin e Suharekës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kosovës në Futboll.

Ekipi bardh e kuq ka patur një dominim të plotë gjatë tërë ndeshjes, por nuk i aka dalë që të shënojë së paku një herë, Pas rasteve të shumta, ndeshja është dashur që të shkojë në vazhdime, dy herë nga 15 minuta dhe që në qerekun e parë të lojës shtesë, Ballkani ka ngelur me një lojtarë më pak në fushë, kur pas kartonit të dytë të verdhë me të kuqin është ndashkuar në minutën 96 Burhan Shala.

Në minutën e fundit të shtesës, në atë 120, pas një harkimi nga thellësia topi është dëbuar deri te Pleurat Hajdini, i cili e ka future atë në rrjetë dhe ka kualifikuar Gjilanin për rrethin e ardhshëm.

You Might Also Like