Futboll

Minutat e  fundit të ndeshjes që shumë po diskutohen

Një ndërhyrja e mbrojtësit të Dukagjinit në lojtarin e SC Gjilanit, Aganspahiq, po diskutohet shumë në rrjetet sociale dhe kudo po pretendohet se ishte penalti, por gjyqtari i kësaj ndeshje Mervan Bejtullahu fare nuk e pa të udhës që të konsultohet me sistemin VAR.

Nuk ishte ky rasti i vetëm në këtë ndeshje, ngase raste të tilla diskutabile pati edhe më herët. Që në pjesën e parë pati një ndërhyrje të palejueshme në brendi ndaj Armend Thaqit, sikurse që në minutën e fundit gjithashtu pati një reagim të lojtarëve të Dukagjinit që pretenduan në penalti, por as në këtë rast gjyqtari Bejtullahu nuk e ndali lojën. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like