Kamenicë

Mirënjohje për ata që ruajnë paqen e sigurinë

 

 

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme për Ditën e Flamurit, me vendim të saj i ka ndarë mirënjohje ushtarëve të KFOR-it në Kampin Bondsteel, në shenjë mirënjohje për paqen dhe sigurinë që po e ruajnë në Kosovë e sidomos për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për brezin kufitar në Karaçevë dhe në mbarë territorin e Kosovës.

Selver Lenjani, kryetar i kësaj bashkësie lokale ka thënë se falënderojnë SHBA-të dhe të gjitha shtetet mike, sikurse që falënderojnë edhe Policinë e Kosovës pa të cilët është e pamundur që të jetohet në brezin kufitar.

You Might Also Like